“Luajtëm ndaj një skuadre të madhe”, Murinjo: Tani do presim të qetë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 16:40

“Luajtëm ndaj një skuadre të madhe”, Murinjo: Tani do presim të qetë…

Zhoze Murinjo ishte i kënaqur në fundin e ndeshjes edhe pse skuadra e tij u mund 3-1 nga Bajerni.murinjo

Portugezi u shpreh për UEFA-n se do të kishte preferuar një barazim, por në fund pa diçka të mirë te lojtarët e rinj. “Nuk më pëlqen të humb asnjëherë edhe në ndeshje ku rezultati ka pak rëndësi. Por Bajerni është një nga skuadrat më të mira në botë kur luan me ekipin e plotë. Do ta analizoj me kujdes ndeshjen kur të kthehemi në shtëpi. Disa lojtarë të rinj si Foyth më pëlqyen duke lëshuar sinjale pozitive.

Tani ta presim të qetë shortin, e dimë që do të ndeshemi ndaj skuadrave që janë renditur të parat në grupet e tyre. Ndaj gjithmonë them se ndeshjet e grupeve kanë rëndësinë e tyre. Kjo skuadër ka bërë shumë mirë duke parë edhe kalendarin e ngjeshur që kemi pasur në javët e fundit”, përfundoi trajneri portugez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"