“Luajtëm mirë, por neve na duhen pikët”, flet Sukaj: I kishim të gjitha mundësitë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 16:04

“Luajtëm mirë, por neve na duhen pikët”, flet Sukaj: I kishim të gjitha mundësitë për…

Xhevahir Sukaj priste vetëm fitoren dje. Loja e mirë e kënaq, e megjithatë ai thekson se Flamurtarit tashmë i shërbejnë veçse pikët.

Sukaj

Sulmuesi shkodran gjatë një prononcimi të dhënë pas ndeshjes për “Panorama Sport”, foli edhe për problemet.

“Luajtëm mirë, por neve na duhen pikët. Asnjë lloj gjëje nuk na shërben. Jemi të kënaqur nga paraqitja e mirë që kemi bërë sot (dje). Por, jemi shumë prapa dhe kemi shumë punë për të bërë. T’ia lëmë kohës. Probleme kemi sa të duash, si është ajo shprehja: ‘fukaraja ma mirë mos leftë’. Me gjithë ato raste nuk ishte risk për ne. I kishim të gjitha mundësitë për të mos dalë pa pikë. Kështu është kismeti i Zotit. Kemi probleme që besoj se të gjitha do të zgjidhen. Duhet të mos dilnim duarbosh, por nuk ke se çfarë bën”, u shpreh 32-vjeçari.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"