“Luajtëm futboll burrash”, Olsi Rama: Sormani ndoshta ka kulturë tjetër, nuk është e ndershme që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 11, 2020 | 0:05


“Luajtëm futboll burrash”, Olsi Rama: Sormani ndoshta ka kulturë tjetër, nuk është e ndershme që…

Drejtori i Partizanit Olsi Rama deklaroi pas barazimit në derbi 1-1 se të kuqtë meritonin ta fitonin ndeshjen.
 Në lidhje me refuzimin e trajnerit Adolfo Sormani për të drejtuar ekipin në fushë pas konfirmimit të 5 futbollistëve me koroanvirus, Rama deklaroi se njerëzit nuk duhet të kenë frikë të jetojnë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Olsi Rama66

“Takimi me Tiranën – Do të kisha shumë dëshirë ta nisnim mendeshjen, pasi kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Situata e krijuar në klub nuk ishte optimale. Na mungonin 7 lotjarë, ku 5 kanë dalë pozitiv. Ndeshja ishte përgatitur me ata të tre futbollistë, u detyruam më pas të ndryshonim planet. Njëherë kanë thënë se futbolli është sport burrash, sot luajnë dhe femra. Jam krenar për skuadrën, treguam se jemi burrërorë.
SORMANI-DHE-DEMI
Mungesa e trajnerit Sormani – Secili ka parimet e veta në jetë. Sormani vjen nga Italia. Mbase atje kanë kulturë tjetër. Partizani i ka ndjekur me rigorozitet të githa protokollet. Kemi bërë një testim para 10 ditësh. Një futbollisti jonë kishte temperaturë. E kemi mbajtur në karantinë, doli negativ. Bilali gjithashtu doli negativ. Jemi treguar fair-play. Nuk kërkuam për asnjë moment të shtyhej ndeshja. Kishim besim se dimë të luajmë futboll nga fillimi deri në fund. Kjo ka ndodhur këto ditë.

Ne do të komunikojmë me stafin teknik. Ata janë trajnerë të Partianit. S’e kam bërë kurrë trajnerin. U ula në pankinë me Gencin. Në këtë situatë të tillë, duhet të ruhemi, por nuk duhet të kesh frikë të vazhdosh jetën duke marrë masat”, deklaroi Rama pas barazimit 1-1 me Tiranën.

Prezenca në stol – Unë e përjetoj ndeshjen njësoj si në stol edhe në pankinë si në shkallët e stadiumit. Sigurisht më vjen keq sepse mendoj gjithmonë për djemtë që derdhin djersë edhe lodhen. Dalin nga fusha me dëmtime nëpër trup, me dhimbje. Mendoj me të vërtet që e meritonin fitoren. Një gjë tjetër që do të shtoja është se ne luanim në fushën tonë, por Tirana jashtë konceptit të “Fair-Play” kishte më shumë tifoza në stadium. Nuk mendoj që është e ndershme, që në një situatë të tillë të dëgjohen edhe të sharat, edhe ngacmimet ndaj lojtarëve. Për mua është e papranueshme.

Tifozët e Tiranës- Ne jemi organizatorët, por s’kemi asnjë gjë në dorë në organizim. Kishte edhe njerëz të Partizanit që ishin ftuar, brenda numrit të limituar që ne kemi. Asnjë më tepër. Kishte edhe gazetarë. Nuk e keni parë ndeshjen nga poshtë që të kishit konceptin tamam si ishte e rreshtuar tifozeria. Me vjen keq që nuk i dhamë dot kënaqësinë e fitores tifozëve të Partizanit. Por, megjithatë, besoj se janë krenar që luftuam deri në fund.

bandicam 2020-07-10 22-21-02-292

Vlerësimi i sezonit- Unë e them që tani që sezoni jonë nuk është i suksesshëm aspak. U nisëm me premisa të tjera, edhe duhet të ishim në pozicion tjetër në renditje. Asgjë në jetë nuk mund të humbet. Edhe atje ku ti humbet mëson diçka. Shpresoj që këto eksperienca të na kenë mësuar më tepër në mënyrë që në vitet e ardhshme të ndërtojmë gjërat në baza më të shëndosha dhe të jemi më të saktë.

Sherr mes lojtarëve? Nuk e di nëse e patë ndeshjen sot, çfarë koezioni kishin lojtarët, çfarë marrëdhënie kishin me njëri-tjetrin dhe si e ndanë çdogjë. Kam një grup shumë të mirë lojtarësh. Nuk di gjë për sherrin.

Alban Hoxha do të qëndrojë? Hoxha është akoma lojtar i Partizanit edhe dëshira e Hoxhës dhe klubit është që të vazhdojë me Partizanin.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com