“Luajta i dëmtuar”, Roshi zbulon sakrificën për Kombëtaren: Ndaj Anglisë do isha titullar, nuk më përshtatet skema e Rejës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2021 | 23:25

“Luajta i dëmtuar”, Roshi zbulon sakrificën për Kombëtaren: Ndaj Anglisë do isha titullar, nuk më përshtatet skema e Rejës

Odise Roshi, sakrifikoi shumë për të qenë në fushë ndaj San Marinos, edhe pse me probleme muskulore, fieraku, nuk nguroi të jetë kontributin e tij, në triumfin e kuqezinjve.

Roshi

“Në pjesën e dytë luajtëm me skemën 4-3-3, besoj  që ia dolëm me sukses. Mund të shkonte loja 0-4, 0-5, por rëndësi kanë 3 pikët. Nuk më përshtatet skema që luan misteri, mua më përshtatet më shumë kjo skema 4-3-3, por duhet t’i respektojmë vendimet e tij. Kam pasur një problem muskulore, ndeshjen me Anglinë do të isha titullar.

Kam rrezikuar shumë, nuk e di a do të jem i gatshëm për ekipin tim. Kam sakrifikuar shumë me Kombëtaren. Do stërvitem sa më shumë, shpresoj që të më ikin këto dëmtimet, që më kanë penguar të luaj nga minuta e parë”, u shpreh Roshi për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"