Luajnë të hënën, Ismailaj ka rezerva: Axhenda e Flamurtarit na penalizon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 16:53

Luajnë të hënën, Ismailaj ka rezerva: Axhenda e Flamurtarit na penalizon

Tomori nuk ka në plan që ta ndalë hovin. Edhe pse kampionati stopoi prej Botërorit, ata duan ta nisin ku e lanë: te fitoret. Të hënën duhet të zbresin në fushë për të luajtur javën e 11- të.

ismajlaj

I pret një përballje “e zjarrtë” me Flamurtarin kryesues, por beratasit ndihen gati. Këtë e thotë edhe Lauren Ismailaj, i cili për këtë 90- minutësh do të mbajë edhe shiritin. Me mungesën e kapitenit Ervis Çaço, “gradohet” pikërisht mesfushori.

Ky i fundit flet për gazetën “Panorama Sport” për këtë duel dhe ka një ankesë: “Sot (dje) nisëm nga puna për ndeshjen me vlonjatët. Do të jetë sfidë interesante, që do të shfaqë në fushë Tomorin e vërtetë. Ne jemi gati për të bindur në lojë dhe marrë rezultat. Do të tregojmë shpirtin tonë luftarak për të mos dalë pa pikë nga kjo përballje. E vetmja rezervë është vetëm dita kur do të luhet. Jemi habitur me të hënën. Imagjinoni, do të na duhet të stërvitemi deri ditën e diel dhe pas ndeshjes e kemi të nevojshme një ditë pushimi. Më pas na mbetet vetëm e mërkura dhe e enjtja për të përgatitur Korabin, pasi të premten nisemi për në Peshkopi. Mirë do të ishte që me Flamurtarin të luhej të shtunën ose të dielën, sepse kështu dëmtohemi për javën pasardhëse”, përfundoi ai.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"