Luajnë sfidën e parë zyrtare së bashku, zbulohet axhenda e Kombëtares për ndeshjen ndaj San Marinos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 23:27

Luajnë sfidën e parë zyrtare së bashku, zbulohet axhenda e Kombëtares për ndeshjen ndaj San Marinos

Shqipëria luan më 31 mars ndeshjen e tretë në këtë edicion kualifikues për rrugëtimin drejt “Katar 2022”. Pas fitores në Andorrë, është radha për të marrë një tjetër 3 pikësh. Kuqezinjtë kanë luajtur dy miqësore me këtë kundërshtar, të fituar 3-0, ndërsa këtë të mërkurë do të luajnë ndeshjen e parë zyrtare me përfaqësuesen që renditet e fundit në klasifikimin e FIFA-s, në vend të 210.

Shqiperi-Angli

AXHENDA – Kombëtarja shqiptare do të niset sot në drekë drejt San Marinos, aty ku të mërkurën do të zhvillohet ndeshja e radhës për eliminatoret e Botërorit. Rreth orës 13:00 ekipi ynë përfaqësues i futbollit do të niset nga Rinasi dhe pritet të mbërrijë pas 2 orësh. Më pas do të zhvillojnë seancën stërvitore të pasdites. Edhe të martën do të ketë stërvitjen zyrtare dhe konferencën për shtyp të trajnerit dhe kapitenit përpara ndeshjes, e cila do të luhet të mërkurën në orën 20:45.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"