Luajnë për kualifikimin/ Vllaznia jep lajmin e madh për tifozët shkodranë, ja ku mund ta ndiqni ndeshjen ndaj AEL-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2021 | 15:10

Luajnë për kualifikimin/ Vllaznia jep lajmin e madh për tifozët shkodranë, ja ku mund ta ndiqni ndeshjen ndaj AEL-it

Vllaznia-AEL Limasol do të zhvillohet sot në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe sipas vendimit për lejimin e tifozëve në masën 30% të impiantit, në tribuna do të ketë të pranishëm rreth 5 mijë vetë.

VLLAZNIA

Tifozë të organizuar nga Qipro nuk do të ketë, por ata që nuk kanë mundësi të ndjekin takimin nga stadiumi, do ta shikojnë në “RTSH”.

Televizioni Publik Shqiptar ka blerë të drejtën e transmetimit të këtij takimi, ku Vllaznisë i duhet të përmbysë rezultatin 1-0.

Klubi shkodran me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar ka bërë me dije se ky takim mund të ndiqet në “RTSH 1 HD”

NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“NJOFTIM

Ju bejme me dije se ndeshjen Vllaznia- AEL Limassol, e vlefshme per turin e dyte te “Conference League”, do te keni mundesi ta ndiqni ne ekranin e RTSH 1 duke nisur nga ora 21.00.

Faleminderit!”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"