Luajnë ndeshjen e vitit përballë Barcelonës, tifozët e Napolit marrin vendimin ekstrem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 17:35

Luajnë ndeshjen e vitit përballë Barcelonës, tifozët e Napolit marrin vendimin ekstrem

Çmimet e biletave për sfidën e rëndësishme midis Napolit dhe Barcelonës, takimi i parë i cili do të luhet në Itali është bërë shkak për bojkotin e ultrasve italianë.

napoli

Ata reaguan publikisht duke akuzuar klubin se me çmimin e biletës 70 € në sektorin B të stadiumit “San Paolo” po nëpërkëmbin ultrasit e “të kaltërve”. Në shenjë proteste, ultrasit e Napolit kanë vendosur të bojkotojnë supersfidën me Barcelonën në 25 shkurt në Itali.

“Sektori B është i vetmi vend i lënë tani vetëm për të pasurit. Ndihemi të ofenduar si ultras, si baballarë dhe si njerëz. Pas shumë demonstrimeve se sektori B është tifozi i 12-ë në fushë, tani vjen ndëshkimi: një biletë për ndeshjen Napoli-Barcelona kushton 70 €. Sërish një mungesë respekti e klubit kundrejt qytetit që ne do ta shlyejmë me mungesën tonë në stadium”, shkruhet në komunikatën e tifogrupit të Napolit.

EOt2JpxWoAEhHI6

Ky sektor i fansave napolitanë ka sulmuar vazhdimisht presidentin e klubit Aurelio De Laurentis për vendimet dhe politikat e ndjekura. Disa herë këtë sezon, ultrasit e Napolit kanë bojkotuar disa prej ndeshjeve të skuadrës së kaltër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"