Luajnë ndaj Maliqit, Mërgjyshi: Kemi pasur ngarkesë, por të blindojmë vendin e tretë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2021 | 11:22

Luajnë ndaj Maliqit, Mërgjyshi: Kemi pasur ngarkesë, por të blindojmë vendin e tretë!

Korabi ka arkivuar fitoren e së martës me Shkumbinin dhe është përqendruar te Maliqi, me të cilin luajnë në transfertë. Ngjeshja i ka lodhur, por trajneri Artan Mërgjyshi kërkon edhe një sforco:

MERGJYSHI

“Ka pasur ngarkesë, por le të bëjmë edhe një sforco. Edhe dy ndeshje kanë mbetur dhe më pas pushojmë. Me Maliqin do të jetë e vështirë, por jemi përgatitur.

Shpresojmë të arrijmë një rezultat pozitiv, pasi duam që të mos e lëshojmë vendin e tretë”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"