Luajnë ndaj Maliqit, Dalipi: Larg presionit, dua fitore për… 3 arsye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2021 | 13:19

Luajnë ndaj Maliqit, Dalipi: Larg presionit, dua fitore për… 3 arsye

Tomori nuk do “blof”. Janë në momentin e tyre më të mirë dhe ndoshta frika nga euforia e ka mobilizuar më shumë stafin teknik. Ai gjatë gjithë javës është munduar që të ulë euforinë në grup dhe ka kërkuar vlerësim maksimal të kundërshtarit. Vetë Klevis Dalipi zbulon shkaqet që e kanë detyruar që ta trajtojë si të tillë këtë 90- minutësh. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, numri një i pankinës evidenton tri arsye pse e kërkon fitoren.

Tomori Dalipi

“Skuadra ka punuar e qetë dhe larg presionit gjatë gjithë javës. E kemi vlerësuar maksimalisht Maliqin dhe do të përmendja tri të tilla. Fillimisht, se jemi në momentin tonë më të mirë dhe duhet vazhdimësi. Së dyti, kampionati ka treguar se nuk ka skuadra të mëdha dhe të vogla, kështu që kundërshtarin do ta trajtojmë si pretendent.

Në fund, duhet të gëzojmë tifozërinë beratase që po na mbështet fuqishëm dhe në vazhdimësi. Ndaj Maliqit do të luajmë me të njëjtin impenjim dhe lojë të bukur e rezultative, si në dy fitoret e fundit ndaj Apolonisë dhe Shkumbinit”, përfundoi trajneri.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"