Luajnë ndaj Bylisit, Mërgjyshi: Nuk thyhemi në Ballsh, kam besim se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 13:13

Luajnë ndaj Bylisit, Mërgjyshi: Nuk thyhemi në Ballsh, kam besim se…

Pas kualifikimit në Kupën e Shqipërisë, dibranët u janë rikthyer seancave anti-Bylis. Në këto katër javë kampionat, dy ekipet nuk njohin humbje dhe mund të quhet dueli i të pathyeshmeve. Trajneri Artan Mërgjyshi beson te pikët në Ballsh, ndërsa për “Panorama Sport” thotë:

Mergjyshi

“Ky takim ka rëndësi të veçantë, pasi ndeshemi me vendin e parë. U kemi kërkuar lojtarëve impenjim maksimal, pasi kundërshtari vjen nga elita dhe ka ruajtur grupin.

Por, fatet nuk varen nga ky 90- minutësh ama. Kampionatin e kemi përpara. Jemi të plotë për këtë transfertë, pasi edhe Sefgjini është rikthyer. Kam besim se do të dalim me rezultat pozitiv nga fusha”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"