Luajnë me Korabin, te Burreli shfaqin pakënaqësi për arbitrin: Prej kohësh qarkullojnë fjalë se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 12:47

Luajnë me Korabin, te Burreli shfaqin pakënaqësi për arbitrin: Prej kohësh qarkullojnë fjalë se…

Burreli përballet me Korabin në shtëpi ditën e sotme, në ndeshjen e cila do të zhvillohet duke filluar nga ora 13:00. Megjithatë te matjanët në prag të kësaj sfide, ndihem aroma e frikës. Do të jetë Olsid Ferataj, gjyqtari i cili do të vendosë drejtësi në këtë ndeshje dhe te Burreli e shikojnë si të dyshimtë këtë zgjedhje.

burreliiii

Ka qenë drejtori sportiv i Burrelit, Klevis Gjoka, i cili ka reaguar dhe shpreh pakënaqësi për gjyqtarin e ndeshjes. “Rastësi apo “dashuri”? Si ka mundësi që në ndeshjen Burreli-Korabi caktohet arbitër Ferhati, i cili çuditërisht ishte kryesor dhe në Korabi-Burreli? Kaq shumë e “dashuron” ky person derbin e qarkut? Mos vallë ia kanë imponuar që ta “dashurojë”?  Fjalët e korridoreve kanë 1 javë që qarkullojnë që do jetë ky. Kujdes me investimin e një qyteti. Forca Burreli! Kujdes me investimin e një qyteti.”, shkruan Gjoka.

1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"