Luajnë derbin përballë Vorës, flet mbrojtësi i Partizanit B: Do të hyjmë për fitore, shpresoj të bëhem pjesë e ekipit të parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2021 | 10:59

Luajnë derbin përballë Vorës, flet mbrojtësi i Partizanit B: Do të hyjmë për fitore, shpresoj të bëhem pjesë e ekipit të parë

Partizanit B ia ka lënë fundin e tabelës Veleçikut dhe tani të kuqtë kërkojnë të kalojnë edhe Orikun me një fitoren kundër Vorës. Partizani B shpreson ta mbyllë fazën e dytë në vendin e 7-të.

Partizani B- Dinamo

Të besuarit e trajnerit Mehmeti e kanë lënë pas fitoren ndaj koplikasve dhe janë përqendruar te përballja me Vorën. Mbrojtësi Anteo Osmanllari për “Panorama Sport” u shpreh:

“Është një ndeshje derbi dhe këto janë të vështira, por ne jemi mobilizuar maksimalisht. Skuadra e ka vlerësuar Vorën si një ndër sfidat më të vështirat, por do të kërkojë fitoren.

Për mua është kënaqësi që përfaqësoj bluzën e kuqe të Partizanit. Do të jap më të mirën dhe shpresoj të bëhem pjesë edhe e ekipit të parë”.

PAR

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"