“Luaj për ekipin e zemrës”, rrëfehet Gabia: Po kaloja një moment të mirë, më vjen keq për ndalesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 16:08


“Luaj për ekipin e zemrës”, rrëfehet Gabia: Po kaloja një moment të mirë, më vjen keq për ndalesën

Mateo Gabia ka provuar këtë sezon debutimin me Milanin ku ka luajtur edhe si titullar në një rast. Mbrojtësi ka folur për rrjetin “SKY” duke komentuar situatën në Itali për shkak të “Coronavirus”, por edhe momentin personal mes stërvitjesh shtëpiake e bisedash telefonike me miq.Gabbia

“Unë dhe familjarët e mi jemi mirë e kjo është më e rëndësishmja. Nga pikëpamja sportive më vjen keq për këtë ndalesë të detyruar sepse po kaloja një moment pozitiv. Uroj që situata të përmirësohet sa më shpejt e që të përjetoj përsëri emocionet e fushës dhe tifozëve.” ka deklaruar Gabia.

Momenti aktual nuk është fort pozitiv për askënd, por 20 vjeçari ruan optimizmin. Teksa foli për përditshmërinë e tij ai rrëfeu: “Po mundohem të ruaj formën duke zhvilluar stërvitje në kushte shtëpie. Dua të jem sa më pranë formës optimale kur të rinisim stërvitjet. Deri në ndalesë isha duke pasur vazhdimësi dhe më vjen mirë që trajneri dhe shokët besonin tek unë.”Matteo-Gabbia-home

Gabia ka qenë gjithmonë milanist, teksa rritja në ekipet zinxhir të klubit e ka bërë më të apasionuar me ngjyrat kuqezi. Mbrojtësi konfirmon çdo gjë teksa shpjegon: “Për mua Milani ka qenë gjithmonë ëndrra e madhe e cila u bë realitet kur zbrita për herë të parë në fushë me ekipin e parë. Fanella kuqezi dhuron shumë emocione dhe fakti që luaj për ekipin e zemrës më jep akoma më tepër shtysë për të dhënë më të mirën. Uroj të kem mundësinë për të luajtur sa më shumë vite te Milani.”

REINALD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com