Lotito i ulëriti në telefon, Inzaghi para gazetarëve: Në telefonatën pasardhëse…

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 24, 2018 | 17:59

Lotito i ulëriti në telefon, Inzaghi para gazetarëve: Në telefonatën pasardhëse…

Para disa ditësh në mediat italiane dhe më pas ato botërore ka qarkulluar një video në të cilën duket presidenti i Lacios, Klaudio Lotito duke i bërtitur në telefon trajnerit Simone Inzagit. Presidenti dukej tepër i mërzitur dhe me kërkesë të lartë llogarie por Simone Inzagi në konferencën e sotme ka qetësuar gjërat.

tare-lotito-inzagi
Kam lexuar dhe dëgjuar opinione të ndryshme, është folur shumë për të. Ju jeni në futboll prej vitesh dhe e dini se përplasjet mes trajnerëve dhe presidentit janë në rendin e ditës. Kishte një përplasje, jam një trajner i cili kërkon shumë nga vetja sidomos, pastaj nga skuadra dhe klubi. Ne po flisnim për gjëra në përgjithësi. E rëndësishme është që këto përballje të jenë të dobishme dhe konstruktive, siç ka ndodhur në rastin tonë, pasi u mbyllën me një të qeshur në telefonatën pasardhëse. Ka raste kur ndodhin gjëra të tilla, njihemi prej 15 vitesh, e rëndësishme është që të jenë për të mirën e përbashkët të Lacios”, tha Iznaghi përpara gazetarëve.






www.minuta90.com