Lotët pas eliminimit, Kasijas mesazh ngushëllues Bufonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2017 | 17:04

Lotët pas eliminimit, Kasijas mesazh ngushëllues Bufonit

Eliminimi i Italisë mbrëmjen e djeshme ndaj Suedisë, bëri që portieri legjendar i të kaltërve të shpërthejë në lotë, duke shprehur keqardhje që ai së bashku me shokët e skuadrës nuk arritën ta kualifikonin vendin e tyre në Botërorin e Rusisë.

Bufon

Fotot e Xhixhit me lotë në sy bënë xhiron e internetit mbrëmjen e djeshme dhe të shumtë ishin fansat apo miqtë që e ngushëlluan 39-vjeçarin me mesazh apo edhe me komente nga më të ndryshmet.

Bufon dhe Kasijas

Iker Kasijas ishte një prej tyre, i cili nëpërmjet një postimi në “Facebook” shkruan:

“Nuk dua të shoh kështu! Dua të shoh sikur deri me tani, ashtu siç ende jeni për shumë: një legjendë. Krenar që të kam takuar dhe kam luajtur kundër teje shumë herë. Ju ende duhet të më argëtoni në futboll mik.1”

Kasijas per Bufon

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"