Lot dhe sherr në tribuna, ja çfarë nuk u pa në TV (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2016 | 20:14

Lot dhe sherr në tribuna, ja çfarë nuk u pa në TV (FOTO)

Një orë përpara fillimit të takimit, kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi dhe drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke biseduar mes tyre.

12837568_1693280390929464_562780797_o-Në këto momente, tifozët e Partizanit fillojnë të brohorasin në kor: “Bledi Shkëmbi, njëri prej nesh”.

-Tribuna D2 mbushet jashtë kapacitetit të saj dhe ndeshja fillon ende pa hyrë të gjithë tifozët në stadium. Organizatorët detyrohen të hapin edhe tribunën D3, ndërsa kontrollet në hyrje kanë qenë të shumta.

-Tifozët miq që kishin udhëtuar nga Korça kanë mbërritur në dyert e stadiumit “Qemal Stafa” 10 minuta përpara fillimit të takimit.

-Trajneri i 17-vjeçarëve të Partizanit, Nikolin Çoçlli, ishte vendosur në tribunën qendrore të Skënderbeut. Drejtori Dervishi e ka parë dhe me batutë e ka pyetur se për kë bënte tifo. Më pas Çoçlli e ka ndjekur takimin në tribunën e medias së bashku me Gentian Liçin.

12435639_1693279664262870_1204246568_n-Për koincidencë kapitenët e të dy ekipeve në sfidën e djeshme ishin portierët, të cilët janë gjithashtu pjesë e ekipit të parë.

-Gëzim Krasniqi i pezulluar zgjedh ta ndjekë ndeshjen në tribunën VIP së bashku me Sukajn, ndërsa Labinot Ibrahimi mes tifozëve. 17′ Josa humb qetësinë dhe i kërkon gjyqtarit të katërt llogari për një faull në dëm të skuadrës së tij.

12476800_1693302194260617_1090142228_o-Në momentin e shënimit të golit nga Raçiç, presidenti i Partizanit, ndryshe nga ndeshjet e tjera, nuk përmbahet dhe ngrihet në këmbë duke duartrokitur.

-Raçiç feston golin, duke bërë një “selfie” me shokët e skuadrës në pistën e stadiumit. Një kopjim i Totit.

-Një top i larguar nga futbollistët e Partizanit në minutën e 35-të shkon te tifozët. Këta të fundit nuk e rikthejnë në fushë, por vazhdojnë të luajnë me sferën, çka bën që takimi të ndërpritet për të paktën dy minuta.

12443364_1693279827596187_1196160870_o-Në përfundim të pjesës së parë të takimit, presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka shkuar në dhomat e zhveshjes dhe ka komplimentuar futbollistët për lojën që po bënin. “Jeni duke luajtur shumë mirë dhe po më kënaqni. Vazhdoni kështu!”, mësohet t’u ketë thënë numri një i të kuqve futbollistëve. Pas tij, dhomave të zhveshjes të skuadrës së tij i është drejtuar edhe presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj.

-Ultrasit e Skënderbeut shpalosin banderolën e grupimit të tyre “Ujqërit e dëborës” në tribunën ku ishin vendosur vetëm në minutën e 55-të të ndeshjes.

-Në minutën e 59-të të takimit, Osmani gjen kohë që të replikojë me tifozët e kuq në tribunën qendrore.

-Kryesori i takimit, Enea Jorgji, ka ndërprerë takimin në minutën e 60-të, për shkak të ofendimeve mes dy tifozërive.

12294987_1693279814262855_365939974_o-Gabim i Latifit në veprimet sulmuese dhe trajneri Josa, ndryshe nga herët e tjera, humbet qetësinë, duke i tërhequr vëmendjen lojtarit.

-Në minutën e 78-të ka një përplasje mes lojtarëve të dy ekipeve. Torasa përplaset fillimisht me Eskuerdinjën dhe më pas në fushë ka kaos. Tifozët e kuq hedhin tymuese, të cilat e bëjnë edhe më të vështirë shikimin në atë pjesë të fushës. Por, mbrojtësi i miqve, Kristi Vangjeli, merr disa prej tymueseve dhe ua rikthen tifozëve të kuq, çka sjell edhe irritimin e tyre.

12527846_1693279674262869_951967800_n-Në momentin e golit të barazimit, Mirel Josa feston në një mënyrë të pazakontë, duke iu bashkuar stafit të tij. Zakonisht trajneri i feston në heshtje golat.

-Tribuna VIP e stadiumit “Qemal Stafa” ishte e mbipopulluar dje. Përveç drejtuesve të dy klubeve, i pranishëm ka qenë edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, por edhe shumë politikanë të njohur në vend.

12208101_1693279680929535_822298775_n

-Në tribunën e medias, dje nuk ka munguar edhe prania e femrave. Gazetarja Dasara Karaiskaj dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga ishin në mbështetje të të kuqve. Madje, në fund Xhilaga i ka kërkuar fanellën portierit të Partizanit, Alban Hoxha, por ky i fundit i është përgjigjur se do t’ia jepte herën tjetër.

12722245_1693280434262793_328591114_o-(1)-Pas ndeshjes, disa prej futbollistëve të Partizanit, si Trashi, Vila, Hoxha, por edhe Batha në momentin e konferencës për shtyp nuk i kanë përmbajtur lotët për barazimin e marrë. Një gjendje të tillë emocionale ka treguar edhe trajneri Agostineli. Gjithashtu shumë prej tifozëve nuk kanë arritur t’i mbajnë lotët. Në fund të ndeshjes ata kanë përgëzuar lojtarët për gjithçka kanë dhënë në fushë.

-Në mbyllje të takimit, në rast se Partizani do të fitonte, ishte planifikuar që në sfond të vihej kënga e Ermal Mamaqit: “Mos harro të vish ditën e verës”.

-Ofendimet mes dy tifozërive kanë arritur kulmin në përfundim të sfidës. Sharjet në distancë kanë bërë që ultrasit e kuq të afroheshin në sektorin ku ishin tifozët miq dhe ofendimet kanë qenë të ndërsjellta. Por, ultrasit korçarë janë kundërpërgjigjur me stola nga tribuna e tyre dhe të kuqtë kanë nisur të gjuajnë me çfarë të munden.

Ndërhyrja e policisë ka bërë që tifozët të largohen nga stadiumi dhe përplasja të mos marrë përmasa më të mëdha. Megjithatë sherri ka vazhduar edhe jashtë stadiumit dhe forcat e rendit mësohet se kanë shoqëruar në komisariat tifozëri nga të dyja palët.

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"