“Los Blancos” kanë humbur vetëm dy prej tyre që nga viti 2014, Reali është mbreti i finaleve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 14:06

“Los Blancos” kanë humbur vetëm dy prej tyre që nga viti 2014, Reali është mbreti i finaleve

Historia e Realit të Madridit ndry shoi në vitin 2014. Ishte viti që përkonte me etapën e parë të Karlo Ançelotit në krye të “Los Blancos”. Pikërisht në atë sezon, nën drejtimin e teknikut italian, Reali i Madridit do të fitonte për herë të dhjetë Ligën e Kampioneve. E njohur në Spanjë si “La Decima” (e dhjeta), ai trofe në Lisbonë i çeli rrugën një cikli të lavdishëm të Madridit që vijon edhe këto ditë që flasim.

REAL MADRID

Të mërkurën e ardhshme, në Helsinki, Reali do të përballet me Eintrahtin e Frankfurtit në kërkim të trofeut të pestë të Superkupës së Europës. Në këtë mënyrë madrilenët do të barazonin Barcelonën dhe Milanin, që janë rekordmbajtësit e këtij trofeu. Por do të siglonin edhe suksesin e 17-të në finalet e luajtura që nga viti 2014 e këtej në kompeticionet në Spanjë dhe në Europë. Vetëm Atletiko e Madridit, gjatë kësaj periudhe, ka qenë në gjendje të mposhtë mitin e Realit, skuadër me të cilën është mishëruar edhe shprehja se finalet nuk luhen, ato fitohen. Ishte viti 2014, atëherë kur Reali niste një tjetër cikël fitues, që regjistronte në të njëjtën kohë finalen e fundit të humbur në Spanjë.

Ishte finalja e Superkupës së Spanjës përballë Atletikos së Madridit. Ishte po skuadra e Diego Simeones, e cila katër vjet më vonë, në vitin 2018, i shkaktonte humbjen e fundit në një finale teke edhe në Europë. “Colchoneros” triumfonin 4-2 përballë Realit në Talin të Estonisë. Këto janë të vetmet finale të humbura nga Reali që prej vitit 2014. Në koleksionin e “Los Blancos” janë 16 finale të tjera, të gjitha të fituara. “Finalet nuk luhen, ato fitohen”, përsëriste gjithnjë trajneri legjendar, Luis Aragones. Ai nuk e drejtoi asnjëherë Realin, edhe pse ishte fare pranë kur klubi drejtohej nga Ramon Mendoza. Por nuk ka klub tjetër në Europë që ka zbatuar deri më një udhëzimin e Aragonesit. Vetëm Paris SG-ja mund t’i afrohet, por më së shumti për trofetë në Francë, sepse në Europë, Reali nuk ka rivalë.

6564

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"