Loris futet në historinë e kombëtares së Francës, thyen rekordin e Bartezit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2020 | 15:03

Loris futet në historinë e kombëtares së Francës, thyen rekordin e Bartezit

Dje Franca fitoi minimalisht në fushën e Suedisë, 0-1 falë golit të Kilian Mbapesë. Ndeshja ishte e vlefshme për Grupin A të Ligës së Kombeve ku “Gjelat” morën vendin e parë së bashku me Portugalinë.

loris franc

Në këtë ndeshje Hugo Loris e mbajti portën të paprekur, duke u futur në histori. Portieri i Totenhemit e çoi totalin e mbajtjes së portës së paprekur në 52 me kombëtaren e Francës. Loris kaloi edhe Bartezin, me këtë të fundit që e ka mbajtur portën e Francës të paprekur në 51 ndeshje.

Lorisit i’u deshën 115 ndeshje për këtë rekord, ndërsa Bartezit 87 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"