Loris: Do dalim nga flluska jonë e përqendrimit në orën 17:00

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 16:01

Loris: Do dalim nga flluska jonë e përqendrimit në orën 17:00

71.4 është përqindja e pritjeve të Hygo Lorisit dhe Daniel Subashiç, dy portierëve që pritet të luajnë një rol jo të vogël në finalen e sotme, ku sytë e botës janë përqendruar më shumë te Kilie Mbape dhe Luka Modriç. Të dy janë kandidatët për të fituar çmimin e “Dorezës së Artë”. Përqendrimi është maksimal, aq sa kapiteni i Francës thotë se shokët e tij janë “brenda flluskës së tyre të vogël”, që i izolon nga gjithçka përreth.

Loris

“Për të qenë të sinqertë, ne jemi në atë flluskën tonë të vogël dhe nuk e dimë se çfarë është duke ndodhur në Francë. Jemi shumë larg nga të menduarit se e kemi arritur objektivin tonë. Do të përballemi me një kundërshtar të një niveli shumë të lartë dhe ata meritojnë po aq vlerësim sa edhe ne. Ata kanë shfaqur forcën e tyre fizike dhe psikologjike dhe nesër (sot) do duhet një skuadër e shkëlqyer franceze për të fituar”, thotë veterani i Totenhemit. Francës nuk i është dashur asnjëherë të shkojë përtej 90 minutave në Rusi, pasi mundi Argjentinën, Uruguain dhe Belgjikën, ndërsa kroatëve iu deshën tri herë 120 minutat për të mbërritur nga faza e grupeve deri këtu: “Kroacia e ka treguar forcën e saj psikologjike, e cila është e pabesueshme.

Loris

Ata kanë arritur të kualifikohen tri herë radhazi me shtesë. Ka diçka speciale në këtë skuadër. Ata kanë gjithashtu një forcë të pabesueshme kolektive. Ne kemi shumë respekt për ta. Duhet të luajmë në nivelin më të lartë dhe bëjmë një ndeshje perfekte për të fituar. Do të jetë ndeshja jonë më e rëndësishme dhe deri në momentin e ndeshjes duhet të rrimë brenda flluskës sonë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"