Lorik Cana rrëfen jetën private: I thashë Monikës që e dua nusen shqiptare, por….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 20:17

Lorik Cana rrëfen jetën private: I thashë Monikës që e dua nusen shqiptare, por….

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana i dha zyrtarisht lamtumirën futbollit vetëm dy ditë më parë, teksa Shqipëria luante me Italinë.

Cana

Gjatë një interviste televizive sot në “Wake Up”, Cana ka rrëfyer momentet mjaft emocionuese kur ka zbritur në fushë me të birin për të gjuajtur topin për herë të fundit.

Edhe pse është tejet i rezervuar mbi jetën private, Loriku ka treguar disa detaje mbi lidhjen me Monikën, bashkëshorten e tij italiane, e cila është arkitekte në profesion.

Cana me Moniken

Që në momentet e para kur janë njohur, Cana i kishte bërë të ditur të dashurës së tij në ato kohë se kjo lidhje nuk do të zgjaste shumë, pasi ai mendonte që të martohej me një vajzë shqiptare.

Por sikundër ndodh me dashurinë, ajo është e paparashikueshme dhe ‘të rrëmben’. Kështu ndodhi edhe me Lorikun dhe Monikën të cilët e kurorëzuan dashurinë në martesë dhe janë prindër të Boikenit 2-vjeçar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"