Lorik Cana: Penalltia jepej, por Juve sot ishte për histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2018 | 23:16

Lorik Cana: Penalltia jepej, por Juve sot ishte për histori

Lorik Cana mendon se penalltia e akorduar në sekondat e fundit më shumë ishte, se sa nuk ishte. Ish-kapiteni i Shqipërisë, në prononcimin për “Tring”, në lidhje me kualifikimin e spanjollëve dhe episodin që vendosi fatin e ndeshjes, deklaroi: “Mendoj se ishte më shumë penallti, se sa jo. Duke pasur parasysh minutën që u dha, edhe mund të mos akordohej.

canaaa

Nëse flasim për 180 minuta lojë, të dyja skuadrat kanë merituar fitoren, si në Torino ashtu edhe në Madrid. Natyrisht është shumë e vështirë për t’u përtypur ky eliminim nga Juventusi. Kjo ishte një ndeshje historike për italianët, por mendoj se në 180 minuta e meritoi Reali”- thotë Cana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"