Lopetegui thumbon Krosin: Dihet që s’është Kasemiro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 12:09

Lopetegui thumbon Krosin: Dihet që s’është Kasemiro

Tri ndeshje pa fitore në kampionat, mad je pa gjetur rrugën e rrjetës. Reali i Madridit është në krizë dhe sot kërkon që të rikthehet te rezultatet pozitive. Vetëm në këtë mënyrë, Lopetegui do të shpëtojë vendin e tij dhe Reali do të kthehet në rrugën e duhur për titullin kampion. Kundër Levantes në orën 13:00, madrilenët duan 3 pikët dhe trajneri Lopetegui tregon se ka besimin e drejtuesve. Në konferencë ai ka thumbuar mesfushorin Toni Kros, duke thënë se nuk e ka fizikun e Kasemiros.

lopetegui
Ndeshja- “Rivali ynë është përmirësuar në të gjitha aspektet dhe kanë ndryshuar sistemin e lojës. Janë të fortë në sulm dhe kanë një trajner të mirë. Duhet të bëjmë kujdes dhe të marrim fitoren. Nuk do të jetë e lehtë”.

Mbështetje- “Jemi të përqendruar te ndeshja. Askush nuk e di çfarë do të ndodhë në këtë sezon. Ne thjesht duhet të fitojmë në fushën e lojës dhe të përmirësohemi akoma më shumë. Unë kam mbështetjen e klubit dhe kam besim të plotë te futbollistët e mi”.

Kros- “Që nuk është Kasemiro, kjo është evidente. Fizikisht nuk mund të jetë kurrë si ai. Por nuk ishte kjo deklarata që bëri Kros disa ditë më parë. Mua më pëlqeu mënyra se si luajti në atë pozicion…”.

Kriza e golit- “Duhet të krijojmë shumë raste dhe t’i transformojmë në gola. Duhet t’i harrojmë minutat që kemi pa shënuar gol, sepse kjo mund ta ndihmojë skuadrën. Nuk duhet të shikojmë gjërat jashtë. Duam tri pikët dhe të ringrihemi në klasifikim”.

Formacioni- “I kam të gjithë gati me përjashtim të Karvalahit. Skuadra është e plotë, por nuk e kam vendosur ende kush do të luajë”.

Isko- “Është një lojtar i rëndësishëm për ne. Është rikuperuar plotësisht dhe për këtë fakt jam i lumtur. Është një lojtar që do të na ndihmojë në këtë moment”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"