Lopetegui në fije të perit, ja pse po heziton ta shkarkojë Perez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 17:58

Lopetegui në fije të perit, ja pse po heziton ta shkarkojë Perez

Lopetegui erdhi me një buje të madhe te Reali, pasi ai ishte në krye të kombëtares spanjolle, që priste të luante në Kupën e Botës. Në media doli lajmi se Lopetegui do të merrte Realin e Madridit pas turneut, por presidenti i federatës nuk priti aq gjatë dhe e shkarkoi menjëherë përpara fillimit të eventit më të madh sportiv për kombëtare.

Lopetegui

Pas 4 muajve nga ajo ngjarje Lopetegui duket se është në fije të perit te madrilenët pasi rezultatet kanë qenë zhgënjyese. Fantazmat e Antonio Kontes po e ndjekin spanjollin, por shkarkimi i tij mbart një kosto të madhe  financiare, ndaj dhe Perez po heziton. Lopetegui përfiton 6 milionë euro dhe ka një kontratë deri në 2021 dhe kampionët e Europës duhet ti paguajnë atij plot 18 milionë euro nëse e shkarkojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"