Lopetegui në alarm, i vë kushte Perezit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2018 | 15:36

Lopetegui në alarm, i vë kushte Perezit

“Nuk mendoj se politika e klubit do të ndryshojë pas rezultatit të kësaj ndeshjeje… “. Kjo ishte përgjigjja e ndershme e Lopeteguit në intervistën pas humbjes me Atletikon. Një ankesë e vogël, e cila ka brenda një mesazh të madh. Ai kërkon blerje. Konkretisht: Një sulmues, një mesfushor të fortë fizikisht dhe një mbrojtës qendre.

lopetegui

Kanë mbetur vetëm pak ditë nga ndryshimet që mund të bëhen në skuadër dhe pas finales së Superkupës, diçka duhet bërë. Kur u dëmtua Kasemiro në fushë u fut Sebajos. Për zëvendësimin e fundit iu besua një sulmuesi si Borha Majoral. Shumë emra të vegjël për një ekip si Reali. Pak kohë më parë, në vitin e dopietës (kampionat dhe Champions) Zidan kthente sytë nga stoli dhe shihte aty lojtarë si Hames, Isko, Asensio dhe Morata. Një arsenal i frikshëm për të shfrytëzuar planin B. Por, panorama ka ndryshuar në mënyrë të frikshme. Zidan e vuajti një vit më parë kur iu larguan Hames, Morata dhe Pepe, por ia doli të fitonte Champions-in. Megjithatë, kjo është një nga arsyet pse ai u largua nga drejtimi i skuadrës. Lopetegui u mësua gjatë gjithë verës me mungesën e afrimeve dhe e pranoi këtë vendim.

Lopetegui konference

“Nëse nuk do të vijë askush, dhe nëse nuk ikën askush, unë do të jem i lumtur”, tha në konferencën e parë në SHBA. Por, sigurisht që ai kishte pritshmëri të tjera. Nuk priste vetëm Kurtuanë (i zgjedhur i klubit), por ndonjë lojtar të tipit Nejmar për të zëvendësuar Ronaldon. Në mbrojtje u dëmtua Vajeho dhe në mesfushë Kovaçiç kërkoi largimin. Ende në skuadër nuk ka një mesfushor tjetër, të paktën për numër. Sulmuesi- Një tjetër temë e nxehtë është reparti i sulmit. Gjatë gjithë kësaj kohe janë përfolur shumë lojtarë si Kejn, Levandovski dhe Kavani, pa harruar gjithashtu edhe Ikardin. Por, Reali nuk u nxitua për të afruar një të tillë. U mjaftua me Odriozolën, Viniciusin dhe Rodrigon. Në këtë politikë që Lopetegi përmendi në fund të konferencës duhen bërë ndryshime. Situata është alarmante dhe tani duhen patjetër lojtarë. Në të kundërt, dështimi i Realit në këtë sezon është i paralajmëruar. Sinjalet e para i dha që në Talin, ku Atletiko e shkatërroi 4-2. ‘

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"