Lopetegui dhe Perez takim “kokë më kokë”, merret vendimi për të ardhmen e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 22:57

Lopetegui dhe Perez takim “kokë më kokë”, merret vendimi për të ardhmen e trajnerit

Reali i Madridit ka hedhur një tjetër hap fals ditën e sotme në ndeshjen përballë skuadrës së Levantes duke u mundur me rezultatin 1-2 në “Santiago Bernabeu” duke thelluar akoma edhe më shumë krizën e skuadrës. Ndërsa së fundmi sipas asaj që bën me dije “Cadena SER” thuhet se ka pasur një takim kokë më kokë mes presidentit Florentino Perez dhe trajnerit Julien Lopetegui i cili ka zgjatur për 15 minuta.

Florentino+Perez+Julen+Lopetegui+Julen+Lopetegui+hSrYZ4EcaQll

Gjithnjë sipas “Cadena SER” në këtë takim është folur për të ardhmen e trajnerit, Lopetegui dhe është rënë dakord që ai të vazhdojë punën e tij si trajner i “Los Blancos”. Ndërsa më parë në takimin me Perez dhe lojtarëve, veteranët kishin kërkuar nga presidenti që mos të kishte ndryshime në skuadër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"