Lopë me viç, meteriale ndërtimi, qengj dhe birra. Shpërblime për “Gines” në futbollin kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2018 | 15:31

Lopë me viç, meteriale ndërtimi, qengj dhe birra. Shpërblime për “Gines” në futbollin kosovar

Shpërblime për në librin e rekordeve “Gines” ato në futbollin kosovar. Mediat e këtij vendi tregojnë për premiot e veçanta që iu ofrohen lojtarëve në rast fitoreje, teksa vullneti i tyre nuk mungon.

lopa

Nuk dukje qesharake, por janë shpërblime të vërteta. “Infosporti.com”, tregon se trajnerit kosovar i është ofruar një lopë së bashku me viçin.

Emin-Bajramii-594x394

Në kohën kur Bajrami ishte futbollist dhe mbante veshur fanellën e skuadrës Shqiponjat e Halabakut nga Podujeve, klubi i ofroi futbollistit vitin e parë 1 mijë euro, ndërsa në vitin e dytë, në pamundësi për t’i dhënë para, presidentët i ofruan një viç me lopë.

“Për shkak të respektit që kisha për pronorët, e pranova ofertën dhe luajti edhe një vit tjetër me ekipin në këmbim të një lope me viç”, ka deklaruar Emin Bajrami për Insporti.

Shpërblimi me materiale ndërtimi për shtëpinë…

Ndërkohë ish-futbollisti të Kombëtares shqiptare, Mehmet Dragusha, është shpërblyer me materiale ndërtimi për shtëpinë. Kjo gjë ka ndodhur në kohën kur ai ishte pjesë e Drenicës.

Dragusha

“Po, në vend të kontratës, klubi më ka ofruar material ndërtimor për ndërtimin e shtëpisë. Unë e kam pranuar ofertën”, kujton Dragusha për Insporti.com.

Trajneri ofron 2 birra për çdo gol të shënuar…

Trajneri Fahredin Duraku kishte gjetur një metodë të veçantë për të motivuar sulmuesin Blerand Kurtishaj në kohën kur ai drejtonte Trepçën 89’. Duraku i ofronte 2 birra për çdo gol të shënuar sulmuesit.

blerandkurtishajtrepca

Mesfushorit i ofron qengj për çdo gol të shënuar…

Ish-mesfushori i Partizanit, Behar Maliqi, i cili është pjesë e Llapit në Kosovë, zbulon se një dashamirës i pati ofruar qengj për çdo gol, duke e motivuar.

behar-maliqi

“Një dashamirës pati ofruar qengj për çdo gol. Më vjen mirë që qytetarët e Drenasit e përkrahin ekipin”, thekson Behar Maliqi për Insporti.com.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"