Longon e shqetëson mbrojtja, Kukësi e ka detyrim fitoren ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 10:36

Longon e shqetëson mbrojtja, Kukësi e ka detyrim fitoren ndaj Skënderbeut

Nëse për Skënderbeun përballja me Kukësin mund të konsiderohet vetëm si një sfidë prestigji, pasi janë jashtë çdo gare, për verilindorët është për “jetë a vdekje”, sepse luhen fatet e gjithë sezonit.

Kukesi

Një fitore i mban gjallë shpresën për Europë deri në javën e fundit, ndërsa çdo rezultat tjetër praktikisht e largon prej saj. Ndaj, për këtë arsye, në Kukës janë duke i dhënë seriozitetin e duhur kësaj përballjeje, duke pretenduar vetëm tri pikët.

Presioni është i madh në kampin kuksian, por gjithsesi besojnë se motivimi që kanë përballë kundërshtarit do të jetë një shtysë më shumë për të arritur rezultatin.

FRIKA E LONGOS – Në memorien e Longos dhe të gjithëve është ende e freskët ndeshja me Dinamon, ku pësuan gol të parët dhe për pak, po të mos ishte për atë përmbysje në fund, skuadra nuk do të kishte koleksionuar fitoren.

Ndeshja me Skënderbeun është praktikisht e njëjtë si me dinamovitët dhe Longo i druhet shumë situatës në të cilën u gjendën ndaj bluve një javë më parë.

Për këtë arsye, italiani ka kërkuar shumë përqendrim në mbrojtje dhe mbulimin e hapësirave të kundërshtarëve për të mos i lejuar të godasin portën, sepse një gol i pësuar do t’i fuste në probleme.

Duke menduar se përgjatë 90 minutave, skuadra do ta gjejë golin, është punuar shumë në aspektin difensiv gjatë kësaj jave, në mënyrë që katërkëndëshi të mbesë i paprekur.

Shqetësues është fakti se në katër ndeshjet e fundit Kukësi ka pësuar gjithnjë dhe kurrsesi nuk u lejohen gabimet në një përballje të tillë.

Në fakt, reparti i prapavijës ka qenë dhe më problematiku përgjatë këtij sezoni, duke bërë që skuadra të lërë shumë pikë rrugës dhe rrjedhimisht tani të vërë në diskutim edhe Europën.

Për fat tëmirë, skuadrës i kthehet në qendër të mbrojtjes edhe Jorgo Pëllumbi, i cili ndaj Dinamos ishte i dënuar për arsye kartonësh.

FORMACIONI – Thuhet shpesh që formacioni fitues nuk ndryshon dhe pritet që Kukësi të mos ketë ndryshime nga përballja e kaluar me Dinamon.

Lëvizja e vetme pritettë jetë rikthimi i Pëllumbit nëvend të Bytyçit, edhe pse ky i fundit mund të aktivizohet edhe në krah në vend të Gligorov.

Sa i përket pjesës tjetër pritet që italiani të mos bëjë ndryshime, edhe pse e ka treguar shpesh gjatë këtij sezoni se e ka të vështirë të luajë me të njëjtët titullarë dy ndeshje radhazi.

KUK

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"