Longo: Nuk jam i kënaqur me rezultatin! Patëm 15 raste të pastra, shënuam vetëm 3 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 23:23

Longo: Nuk jam i kënaqur me rezultatin! Patëm 15 raste të pastra, shënuam vetëm 3 gola

Kukësi likuidoi Kastriotin për të marrë fitoren e dytë radhazi që i jep dhe kryesimin e kampionatit me pikë të plota. Trajneri i verilindorëve, Diego Longo u shpreh se nuk ishte i kënaqur me skuadrën pasi kishin 15 raste të pastra, por shënuan vetëm 3.

241497676_1466410700397991_2063413462467073023_n

”Sigurisht e prisja që skuadra të fitonte, po pres dhe fitoren në javën e tretë. Ne hyjmë në fushë vetëm për fitore.  Nuk është e lehtë sepse të gjitha ekipet këtu janë të forta, por ne do të bëjmë maksimumin për të fituar.

3 lojtarët që kanë spikatur? Nuk mund të them që jam i lumtur vetëm me sulmuesit, por jam i lumtur me të gjithë ekipin, sepse nuk është vetëm sulmuesi që luan, por i gjithë ekipi duhet ta ndihmojë.

Rezultati? Të them të drejtën nuk jam shumë i kënaqur sepse kishim 15 raste të pastra për të shënuar dhe realizuam vetëm 3, duhet të jemi më pragmatistë sepse me skuadrat e mëdha bëhet më e vështirë.

Mendoj se Taipi është lojtar shumë i mirë, fantastik, e kam njohur dhe më përpara”, u shpreh Longo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"