Longo me “dhimbje koke”, një titullar humb sfidën ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 18:05

Longo me “dhimbje koke”, një titullar humb sfidën ndaj Skënderbeut

Mbrojtësi i majtë, Edison Ndreca, do të mungojë në ndeshjen e radhës për javën e 17-të të kampionatit, që Kukësi do ta luajë të dielën në stadiumin “Loro Boriçi” kundër Skënderbeut në orën 16:45.

Edison Ndreca Kukesi

Verilindorët kanë zgjedhur impiantin e Shkodrës për të pritur korçarët, ndërkohë që Ndreca ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. Sipas të gjitha gjasave, ndaj Skënderbeut do të debutojë Emiljano Musta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"