“Longo iku në Itali për tu qetësuar, nuk ka kërkuar largim nga Kukësi”, Pejiç: Nëse Partizani më bën ofertë për drejtor sportiv do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 16:39

“Longo iku në Itali për tu qetësuar, nuk ka kërkuar largim nga Kukësi”, Pejiç: Nëse Partizani më bën ofertë për drejtor sportiv do të…

Në prag të sfidës me Partizanin, drejtori sportiv i Kukësit, Pero Pejiç, në një lidhje direkte me SuperSport, foli për objektivat e verilindorëve si dhe shpjegoi situatën e ndodhur me trajnerin Diego Longo pas sfidës me Teutën.

245161706_587109932411113_2544655290461319222_n

LONGO: Mendoj se nuk është fillimi dytë, pas ndeshjes me Teutën ishte i mërzitur. Nuk ka ndodhur asgjë, kam folur përditë me trajnerin s’ka thënë për asnjë moment që do largohet nga Kukësi.  Iku në Itali për tu qetësuar dy-tre ditë.

NDESHJA: Jemi shumë të mirë, ishim në Kupë në mesjavë ndaj Maliqit fituam 4-0 jemi përgatitur shumë mirë dhe të shohim në ndeshje. Është derbi dhe ne gjithmonë shkojmë për të fituar, në qoftë se barazojmë nuk ka gjë por shkojmë për të fituar, Dihet ça ekipi ka Partizani, pak problem këto javë pasi ka 3 pikë por shikoj vetëm ekipin tonë asgjë tjetër.

SULMUESIT: Të gjesh një sulmues është e vështirë, pasi kushton. Të gjithë e dimë sa paguhet për një sulmues, në morëm këta sulmues dhe deri tani jemi të kënaqur, pasi skuadra ka shënuar 10 gola, nuk janë pak, dhe në 4 javë kemi krijuar 47 shanse për gol. Kemi pak probleme me mbrojtjen por duhet kohë.

NdDJESIA TE KUKËSI: Ndryshon shumë, kur je drejtor ka shumë punë, çdo ditë duhet të bësh me lojtarët, me trajneri duhet përgatitur stërvitja, jam gati për këto punë dhe do të shohim si do të vazhdojë.

KUNDËRSHTARI: Partizani gjithmonë ka qenë ekip i madh, të gjithë e dimë. Vitin e kaluar Partizani fitoi katër herë me Kukësin, deri tani kanë marrë 3 pikë dhe nuk kanë treguar shumë, por nuk e shoh. Shoh ekipin tonë asgjë tjetër.

Objektivi Kupat e Europës? : Nuk e di, Kukësi gjithmonë provon trofe, Kupë ose kampionat, të rëndësishme janë dhe kupat e Europës. Vjet përfunduam në vendin e 6-të, por sivjet gjërat janë ndryshe, do të shohim me Longon.

Ofertë nga Partizani për drejtor sportiv? : Kur të largohem nga Kukësi, gjithmonë flas me Safetin e respektoj shumë. Kam pasur gjithmonë kontakte me Safetin, dhe u ulëm e folëm të ndihmoj skuadrën të merrja titullin, Safeti ra dakord dhe më vendosi drejtor sportiv. Ofertë nga Partizani nuk kam, por nuk e di çfarë të them.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"