Longo: I kënaqur me rezultatin por nuk mjafton. Nuk jemi ende në nivelin e Tiranës, Vllaznisë e Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 16:24

Longo: I kënaqur me rezultatin por nuk mjafton. Nuk jemi ende në nivelin e Tiranës, Vllaznisë e Laçit

Trajneri i Kukësit, Diego Longo, ka deklaruar sot pas ndeshjes se skuadra e tij duhej të vazhdonte përmirësimin pasi kishte shfaqur edhe me Kastriotin disa probleme në pjesën e parë. Në “SuperSport” ai deklaroi pas sfidës se skuadra nuk ishte ende në nivelet e ekipeve kryesore.

longo

“Jam trajneri dhe duhet të gjykoj skuadrën dhe rezultati flet qartësisht. Por në pjesën e parë nuk ishim mirë dhe rezultati do të ishte ndryshe nëse do të shënonin në pjesën e parë duhet të përmirësojmë shumë gjëra. Por sigurisht jam i kënaqur me rezultatin.

Duhet të përmirësohemi, por jam kërkues me skuadrën, nuk është se kemi shumë kohë dhe duhet të vrapojmë çdo ditë në stërvitje se kështu nuk mjafton. Duhet të jemi më të shpejtë në përmirësim.

Nuk kemi probleme si skuadër, thjesht duhet të menaxhojë më mirë situata, është për të gjithë, edhe mua. Duhet të interpretojmë më mirë situata. Ndaj Egnatias bëmë mirë, me Tiranën për një pjesë të madhe, sot duhet të menaxhojmë më mirë këto 15 minuta në pjesën e parë.

Kur kishim ne topin kemi bërë mirë, kur kundërshtari kishte topin, kishte vend për përmirësim. Kemi situata taktike që duhet të zgjidhim. Në ndeshje ndaj Laçit e Teutës kishim këto probleme, ndaj kemi për të përmirësuar, por e kam thënë që disa raste duhet të përmirësohemi.

Nuk ka të bëjë me mbrojtjen dhe golat që shënojmë.Është fakti që Kukësi të jetë një skuadër që të konkurrojë me skuadra si Tirana, Vllaznia apo Laçi që shënoi 5 ndaj Dinamos. Ne nuk jemi ende në nivelin e tyre”, tha Longo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"