Longo dhe Ndreu me synim vetëm fitoren, ja formacionet e mundshme në Kukësi-Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 11:08


Longo dhe Ndreu me synim vetëm fitoren, ja formacionet e mundshme në Kukësi-Kastrioti

Tani Diego Longo ka luksin që të bëjë ndërhyrje thuajse në të gjitha repartet, por veçohet ai i fazës ofensive, ku alternativat janë me “bollëk”.

KASTRIOTI KUKESI

Gjatë këtyre ditëve italiani është munduar t’i “fshehë” titullarët, kjo edhe për shkak se as vetë ndoshta nuk e di se kë do të aktivizojë nga minuta e parë.

Dilemat më të mëdha janë tek aktivizimi i Milunoviçit, në vend të Bashës apo Gashit, si edhe ai midis sulmuesit Puntus dhe Dacit. Pjesa tjetër e titullarëve duket se nuk do të pësojë ndryshime nga ndeshja me Egnatian.

Ndërsa formacioni i mundshëm i Kastriotit ështl me skemën 4-4-2, me Salin në portë, Neziri, Dida, Grgiç dhe Rami në mbrojtje. Në mesfushë, Husein, Basha, Onanuga dhe Prodani, ndësa në sulm është dyshja, Çela dhe Greca.

for

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/