Londër-Napoli, origjina e dy kampioneve të ardhshme/ Dominues në Angli e Italia, Arteta dhe Spaleti dhurojnë spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 20:51

Londër-Napoli, origjina e dy kampioneve të ardhshme/ Dominues në Angli e Italia, Arteta dhe Spaleti dhurojnë spektakël

Historia e futbollit në Itali e Angli sivjet mund të kalojë nga Napoli dhe Londra. Janë dy skuadra që kanë pritur me dekada për të triumfuar në kampionatet e tyre përkatëse. Po flasim për Napolin dhe Arsenalin, liderë të Serisë A dhe Premier Ligës.

napoli

Të dyja këto skuadra po bëjnë ligjin kundrejt rivaleve të tyre. Këtë e dëshmojnë statistikat, pasi që të dyja janë në kampionatet respektive protagoniste me gola, fitore dhe pikë të marra. Ekzaktësisht pesëdhjetë për secilën në fund të fazës së parë.

Një rastësi e veçantë kjo në llojin e saj, por ka shumë statistika të tjera të përafërta, me të cilat është e mundur të lundrohet në këtë paralelizëm interesant.

SI “TOPÇINJTË” – Napoli dhe Arsenali kanë regjistruar në fazën e parë 16 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje. Ata mburren me numra të rëndësishëm në bazën e renditjes së tyre. Skuadra e Spaletit, e cila pret një titull prej 33 vitesh, ka shënuar më shumë gola nga të gjithë, 45, dhe ka mbrojtjen më të mirë, me 16 gola të pësuar.

defaultimage

Arsenali, i freskët nga suksesi 3-2 ndaj Mançester Junajtidit, në pritje të triumfit që nga sezoni 2003/’04, ka shënuar 46 gola dhe pësuar vetëm 16. Janë dy skuadra të reja, kanë projekte të qarta, shpenzojnë më pak se sa klubet e mëdhenj, e megjithatë me fuqinë e ideve janë një hap larg ëndrrës.

PANORAMASPORT.AL