“Lokomotiva na kapte në kundërsulm”, Sarri: Ju tregoj pse e zëvendësova Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2019 | 22:18

“Lokomotiva na kapte në kundërsulm”, Sarri: Ju tregoj pse e zëvendësova Ronaldon

Mauricio Sarri është i lumtur me fitoren që mori Juventusi në Rusi, ku besoi deri në fund, por e pranon se ndaj Lokomotivës nuk ishte një nga paraqitjet më të mira të “Zonjës”.

sarri ronaldo

Tekniku foli për mikrofonët e “Sky” pas ndeshjes, ku foli për ndeshjen në tërësi, rolin e Duglas Kostës, si dhe faktit që zëvendësoi Ronaldon.

NDESHJA – Nuk ishte një nga performancat tona më të mira. I dhamë mundësi Lokomotivës të kundërsulmonte rrezikshëm. Gjatë pjesës së parë, ishim shumë të hapur kur humbnim topin, dhe rrezikonim kur kapeshim në kundërsulm. Ishte një ndeshje e mirë në termat e karakterit, sepse ekipi tregoi se dotne ta fitonte takimin me të gjitha kostot, dhe ia doli falë një numri të Duglas Kostës.

RONALDO – Kristiano ishte i inatosur sepse nuk ndihej shumë mirë. Para pak ditësh kishte një problem me gjurin. Kisha frikë se mos dëmtimi bëhej më serioz, dhe prandaj e zëvendësova.

ROLI I KOSTËS – Është herët për të dalë në konkluzione sepse ai ende nuk është në formën më të mirë. Po përmirësohet, por ka shumë kohë i dëmtuar. Ende nuk është në formën e tij më të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"