“Lokomotiva ia ka kaluar dhe Zvicrës, ka më shumë shqiptarë”, media kroate i kushton artikull klubit të Zagrebit: Shqipja, gjuha e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2020 | 19:31

“Lokomotiva ia ka kaluar dhe Zvicrës, ka më shumë shqiptarë”, media kroate i kushton artikull klubit të Zagrebit: Shqipja, gjuha e dytë

Lokomotiva e Zagrebit është kthyer prej disa vitesh në “tokën e rehatshme” të futbollistëve shqiptarë. Kjo merkato verore solli një numër të madh të lojtarëve me origjinë shqiptare në klubin kroat. Këtë edicion, trajneri Goran Tomiç do të ketë në dispozicion 7 futbollistë shqiptarë (Çokajn, Mersinajn, Tucin, Kallakun, Maliqin, Ibishin dhe Tahirajn).
5156739
Media e njohur e sportit kroat “Sportske Jutarnji” i ka kushtuar një artikull modelit të ndërtimit të skuadrës së Lokomotivës, e cila bazohet te formula e promovimit të lojtarëve të akademisë dhe importit të futbollistëve premtues nga vendet e rajonit.

Media në fjalë e nis artikullin me titullin interesat “Sërish punë e mirë! Ekipi kombëtar i Zvicrës nuk ka kaq shumë shqiptarë sa kampionati kroat!”. Madje ajo shton se në Kajzericë, lagje në Zagreb ku stërvitet ekipi i Lokomotivës gjuha e dytë që flitet është shqipja.
prenga
Për të plotësuar artikullin, është marrë në intervistë skauteri shqiptar i futbollit kroat Besnik Prenga, i cili ka kontribuar në prurjet e lojtarëve shqiptare në elitën e futbollit të Kroacisë.

Secili prej futbollistëve që i janë ofruar Lokomotivës i kanë realizuar pritshmëritë, në fakt kanë bërë më shumë se kaq…
Drejtori i akademisë së Lokomotivës Jurica Cabraja së bashku me mua morëm pjesë në transferimin e këtyre lojtarëve të rinj. Ne arrijmë në përfundimin për një futbollist është i përshtatshëm për ekipin e Lokomotivës së Zagrebit dhe ia rekomandojmë klubit.
mALIQI
Për shembull, Edis Maliqi erdhi në Kajzericë pasi i përfundoi kontrata me Kukësin. Ky informacion i arriti menjëherë Prengës dhe mbrojtësi djathtë firmosi për Lokomotivën ditën e enjte…
Besoj se kemi bërë një punë të mirë. I kam parë disa ndeshje të Maliqit, është futbollist i shpejtë dhe i përgjegjshëm. Ai do të rrisë konkurencën në skuadër. Do ta vazhdojmë të vëzhgojmë në ‘pishinën’ shqiptare.

Naim Halili dhe Maliqi

Futbollistë nuk kanë kërkesa megalomaniake. Ata janë të ndërgjegjshëm që Lokomotiva është një terren i mirë për të provuar vlerat e futbollistë dhe të ngjiten si trampolinë në klubet më të pasura. Këta futbollistë nuk kanë krijuar kurrë probleme, janë përshtatur menjëherë me kushtet.
Janë djem profesionistë, i përkushtohen futbollit dhe arritjes së suksesit sportiv.Nëse i prek, i prek në karakterin e tyre, cilësitë e tyre njerëzore janë në nivelin më të lartë.

Ka mundësi që këto afrime të lojtarëve të rinj nga këto vende të vazhdojnë të mirëpriten në Kajzericë?
Shpresoj të sjellim dhe një futbollist tjetër shqiptar. Ata janë shumë të talentuar në futboll, liga e rinjve ka futbollistë të jashtëzakonshëm. Megjithatë, vështirësia më e madhe krijohet në momentin kur këta talente të rinj tentojnë të kalojnë në ekipin e parë, sepse klubet nuk u japin shumë mundësi futbollistëve të rinj, kështu që shumë talente humbasin gati një vit pasi lënë ekipet e të rinjve. Kjo është periudha më e rëndësishme që një lojtar të rritet profesionalisht. Në këtë aspekt, Lokomotiva është skuadra ideale për talentet e rinj dhe kjo është parë në 10 vitet e fundit.
5360255
Pagat mesatarisht 4000 mijë euro
Për futbollistët nga Kosova dhe Shqipëria, liga e parë kroate është një hap i madh në rritjen profesionale. Për shkak të karakterit të njëjtë, ata përshtaten shpejt dhe nuk kanë përse të presin shumë kohë për të treguar se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Klubet si Lokomotiva e kanë të vështirë të gjejnë përforcime në ligën e parë të futbollit të Kroacisë, edhe në Ligën e Dytë Kroate nuk ka përforcime për ekipet e elitës. Nuk mbahet që kur një lojtar i kategorisë së dytë në Kroaci të ketë lënë gjurmë ne Ligën e Parë.

Lokomotiva ka gjetur formulën e saj të mbijetesës. Mbështetet te akademia e saj dhe sjell lojtarë të talentuar dhe së bashku me disa “senatorë” sollën sukses sezonin e fundit. Pas kësaj periudhe ndryshimesh klima në dhomat e zhveshjes është shkatërruar, por tani që financat janë forcuar, trajneri Goran Tomiç ka mundësinë të krijojë një ekip të ri.

Drejtuesit e klubit nuk duan që të shpenzojnë paratë e fituara duke përdorur metoda kapitaliste duke thyer sistemin e pagave të futbollistëve (lojtarët paguhen mesatarisht 30 mijë kuna në muaj ose 4 mijë euro. Bordi drejtues i Lokomotivës ka zgjedhur një strategji afatgjatë për të mbijetuar në kategorinë e parë duke shpresuar të arrijnë të njëjtat rezultate si sezonin e kaluar.

Por, duhet që disa kushte përputhen për të arritur këtë gjë. Deri atëherë, “mënyra e artë” është realiteti i Lokomotivës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"