Lojtarit të Myshengladbahut i ndodh e papritura para ndeshjes me Interin, por zgjidhjen e gjen në… “Google”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 9:12

Lojtarit të Myshengladbahut i ndodh e papritura para ndeshjes me Interin, por zgjidhjen e gjen në… “Google”

“Keni një dokument?” Përpara kësaj pyetjeje të punonjësve të stadiumit “San Siro” të martën pasdite, kur Borusia Mynshengladbah u paraqit për konferencën për shtyp përpara sfidës me Interin, Markus Turam u kap në befasi.

E32782AD-9B36-463F-8CC4-C07263A37AA0

Në mungesë të një mjeti identifikimi, djali i ish- mbrojtësit gjeti një mjet të pazakontë për verifikimin: kërkoi në “Google” disa imazhe që e portretizonin në fushë duke luajtur.

Kjo i bindi punonjësit e stadiumit për ta lejuar të kalojë futbollistin, i cili në fillim u befasua.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"