Lojtarin e Tiranës e ofenduan me fyerje raciste, ja si reagon vajza e presidentit Halili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 23:05

Lojtarin e Tiranës e ofenduan me fyerje raciste, ja si reagon vajza e presidentit Halili

Vajza e presidentit të Tiranës, Goldi Halili, nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ka reaguar pas fyerje raciste të bëra nga tifozët ndaj futbollistit ganez, Uinful Kobina.

Goldi

Ajo ka dënuar ashpër këto sjellje aspak të hijshme, teksa ka kërkuar që të lejojnë njerëzit që të jenë thjesht njerëz, duke përfshirë këtu ndryshimet midis tyre si edhe diversitetin e tyre.

Kobina-Muca

Në postimin e saj, Goldi thekson se Kobina është i shtëpisë së madhe bujare shqiptare, dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë, pasi fanella që ai mbart në shtëpinë, djersitet për Tiranën!

POSTIMI I GOLDI HALILIT:

Gjëja më me vlere te cilen mund te bejme si individ, eshte qe te lejojme njerezit te jene thjesht njerez, duke perfshire ketu ndryshimet midis tyre si edhe diversitetin e tyre! Njerezit kane dallime, njerezit kane larmi.

Shumicen e kohës disa njerëz u japin një oqean njerëzve te cilet, pak por e sigurt, do të mbyteshin me një filxhan uje prej atij oqeani te pafund!

Jam ndier e tronditur dhe e zhgënjyer nga komentet e marra në një postim te cilin Ëinful Cobbina, një lojtar krenar i Tiranës, vendosi të ndajë me publikun e gjer.

Ne nuk mund të vazhdojmë të abuzojmë me njerëzit, duke ndotur identitetin e tyre pa sjelle asnje ndryshim konkret. Nëse ky ndryshim nuk vjen nga brenda, do të vijë nga jashtë! Fifa dhe Uefa po shikojnë! Por pse do të na duheshin roje për të vepruar ne menyre humane? Ku mbeti respekti edhe suporti për njëri-tjetrin?

Cobbi është I shtepise se madhe bujare Shqiptare, dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë pasi fanella që mbart në shpinë djersitet për Tironën.

Cobbi nuk ka nevojë per aprovimin e askujt per t’u ndier i barabarte ! Po Kobi, edhe ti je Tirona. #thuajijorracizmit

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"