Lojtari shkodran i jep lamtumirën klubit të Kategorisë së Parë: Ju uroj që të arrini objektivin madhor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2021 | 19:36

Lojtari shkodran i jep lamtumirën klubit të Kategorisë së Parë: Ju uroj që të arrini objektivin madhor

Tjetër largim tek skuadra e Burrelit, kësaj here bëhet fjalë për sulmuesin Denis Dyçen.

denis dyce

Sulmuesi shkodran mbylli aventurën e tij me matjanët pas 6 muajsh ku në një postim në rrjetet e tij zyrtare konfirmoi largimin e tij nga Burreli që këtë sezon dëshiron të ngjitet në Kategorinë Superiore:

“Nga sot nuk do të jem më pjesë e Burrelit. Falenderoj drejtuesit, stafin dhe shokët e skuadrës për besimin që më dhanë për këto 6 muaj. Ju uroj të arrini objektivin madhor. Faleminderit!”, shkroi Denis Dyça.

denis-dyce

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"