Lojtari shet shtëpinë e tij në Londër, Milani gati të nisë ofensivën për mesfushorin e Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 18:20

Lojtari shet shtëpinë e tij në Londër, Milani gati të nisë ofensivën për mesfushorin e Arsenalit

Milani ka nevojë për disa lojtarë me përvojë dhe mund një të tillë mund ta afrojë në skuadër në merkaton e janarit.emeri ozil

Sipas asaj që shkruan “Fotospor”, Arsenali i ka bërë të ditur Mesut Ozilit se nuk është në planet e klubit dhe, është i lirë të largohet që në merkaton e ardhshme.

Për më tepër, thuhet se bashkëshortja e mesfushorit ka shitur shtëpinë e tyre në Londër, që do të thotë se largimi i tij nga Anglia është shumë afër.

Në gjurmët e lojtarit janë shumë skuadra, të cilat duan ta marrin në skuadrat e tyre. Milani është në kërkim të lojtarëve me përvojë dhe Ozil do të ishte një mundësi shumë  e mirë.ozil

Thuhet se kuqezinjtë po ndjekin me vëmendje situatën e futbollistit dhe në merkaton e janarit mund të nisin një ofertë në drejtim të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"