Lojtari nuk ka vend te Interi, flet Marota: Është një futbollist i shkëlqyer, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 20:51

Lojtari nuk ka vend te Interi, flet Marota: Është një futbollist i shkëlqyer, por…

Gabriel Barbosa po kalon një formë të shkëlqyer te Flamengo, ku është i huazuar nga Interi.gabigol

Sulmuesi brazilian është një nga lojtarët më të mirë te Flamengo, të cilëve para pak ditësh me dy golat e tij iu dhuroi Kupën Libertadore. Në janar lojtari do të rikthehet te Interi, të cilët zotërojnë kartonin e tij, por nuk do të qëndrojë për shumë kohë aty.

Pikërisht kjo konfirmohet nga Xhiuzepe Marota, i cili në një intervistë të dhënë për “ESPN”, është shprehur: “Gabigol është një lojtar i shkëlqyer, por në kemi lojtarë me cilësi shumë të mira në sulm, si Lukaku, Sançez, Martinez, Espozito dhe Politano. Braziliani nuk është pjesë e planeve tona, megjithatë ai ka vlera të mëdha.”, u shpreh Marota.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"