Lojtari më i mirë i Kosovës për vitin 2019-të, mediat vendase zbulojnë fituesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 21:33

Lojtari më i mirë i Kosovës për vitin 2019-të, mediat vendase zbulojnë fituesin

Vedat Muriqi duket se do të shpallet si ‘’Lojtari më i mirë i Kosovës për vitin 2019’’. Media e Kosovës ‘’Indeksonline’’ zbulon në mënyrë ekskluzive se anëtarët e jurisë që do të përzgjedhin kandidatët për këtë çmim janë në favor të 25-vjeçarit Muriqi. 

Kosovo-celebrate

“Bomberi’’ i ‘’Dardanëve’’ po kalon periudhën më të mirë të karrierës së tij. Gjatë aktivizimit me Rizesporin sezonin e kaluar, pjesëmarrjen në Ligën e Kombeve dhe kualifikueset e EURO 2020 si dhe eksperiencën e re me Fenerbahçen, Muriqi ka regjistruar plot 42 gola.

Aktualisht, ai renditet si golashënuesi më i mirë në kampionatin turk. Eintrahti i Frankfurtit, Monako, Leiçester, etj kanë vëzhguar nga pranë paraqitjet e tij. Shumë specialistë të futbollit europian janë të bindur se Muriqi do të luajë në të ardhmen në një kampionat elitar të futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"