Lojtari ikën nga Vllaznia pasi merr dy rroga, mbrojtësi bindet për 3 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 11:09

Lojtari ikën nga Vllaznia pasi merr dy rroga, mbrojtësi bindet për 3 mijë euro

Aleksandar Ristevs ki nuk është më lojtar i Vllaznisë. “Divorci” mes palëve është përfolur prej kohësh, pasi mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut nuk arriti të përshtatej mes kuqebluve. Vetëm dje është bërë i mundur zyrtarizmi i ndërprerjes së bashkëpunimit mes palëve. 

aleksander ristevski1

 

Ristevski nuk udhëtoi me ekipin drejt Ohrit për minifazën përgatitore, por ka qenë në Shkodër për të gjetur formulës e “divorcit” me klubin shkodran. “Panorama Sport” ka mësuar se ndarja me mbrojtësin maqedonas i ka kushtuar Vllaznisë afërsisht 3 mijë euro. Pra, palët kanë rënë dakord që me shlyerjen e dy rrogave të fundit, të ndërpritej bashkëpunimi mes palëve.

aleksander ristevski

Lajmi është konfirmuar dje edhe nga faqja zyrtare e klubit shkodran, ku përmes një njoftimi, bënte të ditur si në vijim: “KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme (djeshme) ka ndërprerë kontratën me një tjetër futbollist, i cili nuk ka qenë në planet e stafit teknik për gjysmën e dytë të sezonit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Aleksandar Ristevski. Me të është arritur marrëveshja përkatëse e mbylljes së bashkëpunimit. KF Vllaznia e falënderon futbollistin Ristevski për kontributin e dhënë këta muaj për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”.

LOJTARË NË PROVË 

Vllaznia vijon që të jetë në kërkim të përforcimeve për pjesën e dytë të sezonit. Pasi ka zyrtarizuar Adilin në qendër të mbrojtjes, drejtuesit po punojnë për afrime të tjera. Një nga lojtarët që po stërvitet te shkodranët, në Ohër, por që ende nuk është zyrtarizuar, është maqedonasi Simeon Hristov. Sulmuesi është në projektet e Jonuz, por duhet që të shikohet nga afër për të bindur për formën e tij.

Jonuz Vllaznia

Por, Vllaznia duket se nuk do të ndalet vetëm tek afrimet e fundit, që janë sot në skuadër. Siç është mësuar nga vetë drejtuesit, Eugen Sidorenko, sulmuesi moladav, pritet të bashkohet të dielën me ekipin. Ai pritet që të firmosë menjëherë, pa pasur nevojë për provë. “Panorama Sport” ka mësuar se sot dhe nesër pranë kuqebluve pritet që të afrohen lojtarë të tjerë, të cilët do të vijnë për t’u provuar te Vllaznia. Bëhet fjalë për 3-4 lojtarë shqiptarë që do provohen nga trajneri Jonuz, i cili do të vendos për të ardhmen e tyre. Takimi miqësor i së shtunës ndaj Pogradecit mund të jetë një test shumë i mirë për këta lojtarë, por ndoshta edhe për sulmuesin maqedonas, Simeon Hristov. Në këtë takim, ata mund të shihen më mirë edhe nga ana e teknikut Jonuz, që do të vendosë më pas për të ardhmen e tyre

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"