Lojtari i “Zonjës” darkon në restorantin e Zanetit, ndizet sërish Juve-Inter

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2020 | 23:58

Lojtari i “Zonjës” darkon në restorantin e Zanetit, ndizet sërish Juve-Inter

Kur në skenë hyn Huan Kuadrado, telashet për Juven duken të pashmangshme. 

KUADRADO

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, mes Interit dhe Juventusit mund të hapet një tjetër betejë në merkato, duke qenë se futbollisti bardhezi është parë të darkojë mbrëmjen e së martës te “Botinero”, restoranti në pronësi të Havier Zanerit, zëvendëspresidentit të Interit dhe diçka e tillë nuk mund të kalonte si diçka normale.

Madje, mjafton të kujtosh se Antonio Konte, në verën e vitit 2014, edhe pse e kishte nisur fazën përgatitore, dha papritur dorëheqjen, duke qenë se drejtuesit e Juves nuk pranuan t’i blejnë Kuadradon, ky fakt mund të thotë shumë gjëra. Dhe pse jo, pikërisht Konte, tashmë në stolin e Interit, duket se do të provojë grabitjen e madhe ndaj Juventusit, në pritje të sezonit të ardhshëm.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"