Lojtari i Shpresave drejt kalimit në kampionatin e madh, zbulohet oferta në drejtim të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 11:10

Lojtari i Shpresave drejt kalimit në kampionatin e madh, zbulohet oferta në drejtim të tij

Fenerbahçe do të përqendrohet te lojtarët e rinj në merkaton e verës dhe për këtë aryse drejtuesit turk po punojnë për të zbuluan lojtarë të rinj dhe të talentuar.Omar-Imeri-2

Pikërisht për këtë arsye, mësohet se përfaqësues të klubit të madh turk kanë piketuar sulmuesin e shqiptar Omer Imeri. Ky i fundit aktivizohet me Shkëndijën e Tetovës, teksa luan edhe me kombëtaren e Shpresave të drejtuar nga Alban Bushi.

Thuhet se sakutët e Fenerbahçes e kanë studiuar sulmuesin 20-vjeçar dhe ia kanë sugjeruar atë drejtuesve të klubit. Raportohet se Imeri pëlqehet nga klubi turk dhe do të ishte një investim për të tashmen dhe të ardhmen.

Në rast se kjo lëvizje do të realizohej, atëherë Imeri te Fenerbahçe do të bëhej shok ekipi me Vedat Muriqin, i cili gjithashtu luan për kët ekip, me të cilët edhe ka shkelqyer.imeri

“Sportmedia.mk” zbulon gjithashtu se klubi i mah turk ka bërë një ofertë prej 150 mijë euro, por Shkëndija e Tetovës kërkon të paktën 300 mijë euro për ta lënë të lirë lojtarin.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"