Lojtari i Premier Ligës, flet për jetën e tij: Më përjashtuan 3 herë nga shkolla, pija alkool që në moshën 13-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 18:24

Lojtari i Premier Ligës, flet për jetën e tij: Më përjashtuan 3 herë nga shkolla, pija alkool që në moshën 13-vjeçare

Tim Klos prej tre sezonesh luan tek skuadra e Premier Ligës, Noruiç, me të cilët ka zhvilluar paraqitje shumë të mira në sezonin e kaluar.skysports-timm-klose-norwich-city_4765090

Mbrojtësi zviceran ishte një nga lojtarët kryesorë që e ndihmuan Noruiçin të ngjiten për këtë sezon në Premier Ligë.

31-vjeçari ka dhënë një intervistë kohët e fundit, teksa tregon vështirësitë e tij në të kaluarën: “Unë isha një pijanec. Kam filluar të pi alkool që në moshën 13-vjeçare. Miqtë e mi ishin më të mëdhenj se mua, të cilat pinin cigare, alkool dhe bënin shumë gjëra të këqija. Ndonëse unë rrija me ata, fillova të bëja të njëjtat gjëra.”, u shpreh mbrojtësi.

Gjithashtu ai tregoi se kishte dëshirë të bëhej futbollist, por po bënte një jetë të shthurur: “Gjithmonë kam dashur të bëhem një futbollist dhe kam qenë në ekipin e të rinjve të Bazelit. Mua më kanë larguar tre herë nga shkolla, pasi gjatë gjithë kohës isha i dehur dhe në pushim pija duhan.

NORWICH, ENGLAND - DECEMBER 26: Timm Klose of Norwich City during the Sky Bet Championship match between Norwich City and Nottingham Forest at Carrow Road on December 26, 2018 in Norwich, England. (Photo by Stephen Pond/Getty Images)

Një natë unë pothuajse kisha një infarkt në zemër, përfundova në një park afër liqenit dhe nuk e dija se ku isha. Isha i vetëm dhe kur u zgjova në mëngjes mendoja se isha në rregull.”, tha zvicerani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"