Lojtari i momentit në Seria A, Piontek: Kam gati 2 pistoletat për Ronaldon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 9:43

Lojtari i momentit në Seria A, Piontek: Kam gati 2 pistoletat për Ronaldon…

Shkruhet Piatek, por shqiptohet Piontek, siç ka dashur që të korrigjojë gazetarët në konferencë. Pavarësisht shqiptimit të emrit të tij, ka muaj që emrin e Kriztof Piontekun e kanë vënë në listën e tyre të shpenzimeve klubet më të mëdha të Europës, si Bajerni, Reali, Barcelona, Atletiko, Siti, Napoli, Inter, apo edhe rivali i tyre i sotëm, Juventusi.

piatek

Pikërisht, bardhezinjtë kanë qenë edhe të parët që kanë marrë informacione për bomberin e Xhenoas dhe të Serisë A, pasi shifrat e tij flasin shumë qartë: 9 gola në 7 ndeshje, një mesatare e frikshme, e cila lë shumë prapa edhe një fenomen si Kristiano Ronaldo. “E ardhmja? Kam dëgjuar, por tani jam i përqendruar vetëm te sfida me Juven, sepse përballë do të kemi skuadrën më të fortë në Itali, por ndoshta edhe më të fortë në botë. Sfida me Ronaldon? Kristiano është lojtari më i mirë i brezit të tij, pa asnjë diskutim dhe do të jetë bukur të ndeshem me të. Dy pistoletat gati (mënyra si ai feston golat)? Nëse do të më jepet mundësia po, sepse i adhuroj tifozët e Xhenoas dhe dua t’u bëj të tjera dhurata atyre”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"