Lojtari i Mançester Sitit drejt La Ligës, gati të bëjë edhe sakrificë financiare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 17:34

Lojtari i Mançester Sitit drejt La Ligës, gati të bëjë edhe sakrificë financiare

Portieri i Mançester Sitit, Klaudio Bravo është drejt kalimit tek skuadra e Real Betisit në Spanjë. Sipas “Goal” kiliani është gati të pranojë edhe një ulje të rrogës për tu transferuar tek klubi i La Ligës.

bravo

Trajneri i Real Betisit, Manuel Pelegrini kërkon një portier të ri, pasi skuadra që ai drejton ka pësuar një numër të madh golash sezonin e kaluar, plot 60. Bravo do marrë numrin 1 tek Real Betis, pasi kaloi tre sezone në Angli si portier zëvendësues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"