Lojtari i Leisterit u ndëshkua pasi i dedikoi fitoren ish-presidentit, tifozët “masakrojnë” arbitrin: I pashpirt…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 22:56

Lojtari i Leisterit u ndëshkua pasi i dedikoi fitoren ish-presidentit, tifozët “masakrojnë” arbitrin: I pashpirt…

Leister Siti fitoi në transfertë ndaj Kardif Sitit, me rezultatin e ngushtë 0-1. Golin e vetëm e shënoi Demarai Grei në minutën e 55-të të takimit, dhe anësori hoqi bluzën dhe poshtë kishte të veshur një dedikim për presidentin e ekipit, që ndërroi jetë tragjikisht pas përplasjes së helikopterit.

5729072-6349567-image-a-27_1541262973815

Gjithsesi, rregullat janë rregulla, dhe ai u ndëshkua me karton të verdhë nga kryesori i sfidës për heqjen e fanellës, dhe kaq mjaftoi që tifozët të shpërthenin në rrjetet sociale. Ata e quajtën arbitrin Li Probert të pashpirt dhe pa ndjenja, duke shprehur se kartonat duhet t’i mbante brenda xhepit, për këtë rast mjaft të ndjerë.

Capture

Capture1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"