Lojtari i Kukësit e bën “fakt të kryer”: Skënderbeu do dënohet, synojmë Ligën e Kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 15:01

Lojtari i Kukësit e bën “fakt të kryer”: Skënderbeu do dënohet, synojmë Ligën e Kampionëve

Lojtari gjeorgjian i Kukësit, Irakli Dzaria është afruar në merkaton e janarit te verilindorët. Ai ka dhënë së fundmi një intervistë për një media gjeorgjiane ku flet mbi eksperiencën e tij në Shqipëri.

dzaria

I pyetur mbi objektivat e ekipit ai tha, “Kemi një shans të artë për të luajtur në Ligën e Kampionëve, në qoftë se kalojnë Flamurtarin. Kryesuesit e kampionatit, Skënderbeu, janë një klub me histori, por pritet që UEFA ti dënojë ata me 10 vite mospjesëmarrje në kompeticionet evropiane. Kështu që nëse arrijmë vendin e dytë do të luajmë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve”.

irakli dzaria

“Mendoj se ky është objektivi ynë. Gjëja kryesore për momentin është që të parakalojmë Flamurtarin”, tha gjeorgjiani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"